Familjarët e dëshmorëve në Istog fshinë disa emra në memorialin e vendosur para katër ditësh. Ata vepruan kështu meqë siç thonë, këtu u gdhendën disa që nuk e merituan.
Por, puna iu ndërpre kur tek lapidari u erdhi policia që u dha urdhër për ta ndalur ngjyrosjen. Megjithkëtë, qëllimi u arrit.
“Nuk janë dëshmorë këta të brigadës, kjo është një kamuflim sepse gjysma janë të tjerave brigada”, deklaroi Halil Blakaj, familjar.
Këta pohojnë se do të ndjekin edhe procedura penale për këtë çështje.
Ndërkohë, kryetari i Komunës Ilir Ferati, tha se nuk mbajnë përgjegjësi për emrat meqë ata ua treguan shoqatat e dala nga lufta me të cilat ai thotë se u takua disa herë.