Kompania ISP Broadcast ka nënshkruar kontratë me mediumin më të madh televiziv, DigitAlb, ku nga 1 janari kanalet e kësaj të fundit, do të jenë në platformën e ISP Broadcast, por edhe kanalet e ISP, do të jenë së bashku me 32 kanale të tjera vendore në paketën e DigitAlb.
Përveç kësaj, kjo kompani nga janari nis me TV Arbëria, që do të shtrihet pothuajse në të gjitha platformat shqiptare, si dhe me Radio Arbëria, të cilës tanimë ua kanë siguruar një frekuencë për tërë territorin e Kosovës.