Zëvendësministri në detyrë i Diasporës, Isni Kilaj, është nisur për në Hagë.
Atje, do të intervistohet nga hetuesit e Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë, shkruan gazeta inFokus.
Kilat, që kishte qenë mër parë edhe kryetar i Malishevës nga radhët e PDK-së, gjatë luftës ishte edhe pjesë e UÇK-së.
E nisjen për në Hagë, Kilaj e ka shoqëruar edhe me një fotografi me ata që dolën ta përcjellnin, shkruan gazeta inFokus.
“Rrugës për Hagë! Jufaleminderit për mbështetje!”, ka shkruar Kilaj.
Ndërsa, më 22 tetor, pati treguar edhe për ftesën që e ka marrë.
““Të dashur ushtarë e bashkëluftëtarë të mi, sot mora Fletëthirrje nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë për të dëshmuar për luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës! Unë po e shoqëroj këtë njoftim me fjalimin tim të mbajtur në Carrallukë në varrimin e Heroit të Kombit Imer Krasniqi!”, ka shkruar ai duke shpërndarë edhe një video të tij me uniformë të UÇK-së”, pati shkruar Kilaj.