Ismet Rraci dekorohet me urdhrin “Hero i Kosovës”, nga presidentja Vjosa Osmani.
Këtë e ka bërë të ditur Shkëmb Manaj përmes një postimi në FB.
Ja njoftimi i Manajt:
Propozimin për dekorimin e tij e kam bërë në vitin 2020, në cilësinë e deputetit të LDK-së në Kuvendin e Republikës së Kosovës, në kuadër të një liste me personalitete politike dhe ushtarake me merita të veçanta për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Prandaj, falënderimi i takon komisionit që e ka pranuar këtë propozim dhe Presidenten e Republikës, dr. Vjosa Osmani Sadriu për vendimin e saj, i cili është vlerësim shtetëror i Kosovës, për trashëgiminë politike dhe për kontributin e sakrificën e Ismet Rracit për shtetndërtimin e Kosovës.