Ismet Munishi është bërë me skuadër të re për edicionin e ri 2022/23.
Munishi ka arritur marrëveshje me Prishtinën sipas informacioneve të fundit që po zhvillohen në mediat tona kosovare.
47-të vjeçari i cili sëfundmi ka qenë pjesë e Gjilanit, në edicionin e ri do ta drejtojë skuadrën që po kalon në një krizë të thellë financiare, por me gjasë 26 qershori do të jetë shpëtimi i Prishtinës ku pritet të mbahet kuvendi zgjedhor për klubin kryeqytetas.
Për Munishin, Prishtina do të jetë skuadra e tetë kosovare që do të jetë nën-udhëheqje të tij, pas Vushtrrisë, Vëllaznimit, Dritës, Feronikelit, Besës së Pejës, Ballkanit dhe Gjilanit.