Skuadra e Dukagjinit ka shënuar fitoren e parë në edicionin e ri të garave në elitën e futbollit kosovar.
Ekipi i menaxhuar nga Ismet Munishi mposhti Gjilanin me rezultatin 2:1.
Ishin mysafirët që shënuan gol të parët me anë të Edison Kqikut në minutën e parë.
Por, në minutën e 30’të, ekipi vendas barazoi shifrat me anë të Millakut.
Në pjesën e dytë, Dukagjini i Ismet Munishit shënoi edhe një herë tjetër dhe ishte Altin Merlaku që nga pika e bardhë e penalltisë ia dha fitoren “hithave”.
Kujtojmë që këto ishin tri pikët e para të Dukagjinit këtë edicion të ri të garave