Ismet Krasniqi u nderua me çmim në Festivalin “Sofra Poetike Boras 2024”

Aktori dhe poeti nga Klina, Ismet Krasniqi nga Klina ka marrë pjesë në Boras të Suedisë më 24, 25 dhe 26 maj në Festivalin Ndërkombëtar të Poezisë ” SOFRA POETIKE BORAS 2024″, organizuar nga Shoqata Kulturore Shqiptare ” MIGJENI”.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në FB, ku ka njoftuat se ka marrë edhe çmim e trofe.

Ky është postimi i plotë i aktorit Krasniqi:
Sot me 25 maj në Norrby Huset në Boras vazhdoj festivali me leximin e poezive nga poet e shkrimtar nga Shqipēria, Kosova, Anglia, Norvegjia. Greqia, Maqedonia e Veriut, poet vendas suedez.
U shfaq edhe aktivitet kulturor valle e muzikë folkorike. Programin e drejtoi Rizah Shaqiri kryetar i Shoqatēs. I pērgëzojmë për organizimin me plot sukses z. Sokol Demakun dhe Hamit Gurguri.
Nga organizatori u ndan edhe çmime e falenderime. Çmimi ” Shkëlqim Demaku” si që shkruhet në Dekorat i ndahet artistit Ismet Krasniqi – Lala për të arritura të veçanta në fushën e artit.
Falenderoj organizatorin e festivalit për ndarjën e Çmimit dhe Trofeut tē Festivalit.