Islamic Relief Kosova organizoi iftar me kryetarët dhe përfaqësuesit e komunave

Në kuadër të shumë angazhimeve gjatë këtij muaji, Islamic Relief Kosova organizoi një iftar me kryetarët dhe përfaqësuesit e komunave me të cilat organizata jonë ka bashkëpunim në projekte të ndryshme.

Në iftar ishin prezent përfaqësuesit e 15 komunave të cilët u shprehën të kënaqur për bashkëpunimin me Islamic Relief në projekte të bashkëfinancuara në sektorë të ndryshëm që kryesisht përfshijnë jetesën e vetëqëndrueshme, agrikulturën, shëndetësinë, qasjen në ujë të pijshëm, higjienën dhe sanitarinë.

Ky iftar i mbështetur nga Islamic Relief Worldwide shërbeu për të diskutuar mbi aktivitetet humanitare, projektet zhvillimore, mënyrat për të mbështetur komunitetin në nevojë, e po ashtu edhe për të shkëmbyer ide e përvoja nga praktikat më të suksesshme.

Organizata jonë po ashtu është në prag të fillimit të bashkëpunimit edhe me komuna të tjera dhe do të vazhdojë të bashkëpunojë me të gjitha institucionet dhe t’u shërbejë familjeve në nevojë, duke qenë njëkohësisht urë lidhëse dhe bashkëpunimi mes institucioneve dhe mes njerëzve.