Një person ka raportuar në Polici se derisa ishte duke transportuar paratë e një firme për në bankë, dy të dyshuar të maskuar kanë ndaluar veturën dhe ia kanë marr çantën me para.
Rasti ka ndodhur të hënën në Vushtrri, në ora 11:00.
Dy të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur, thuhet në raport.
“Viktima mashkull K-Shqiptar ka raportuar se përderisa ishte duke transportuar të hollat e një firme për në bankë, dy të dyshuar të maskuar kanë ndaluar veturën dhe kanë marr çantën me para dhe janë larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.