Një numër i madh i të dyshuarve që kërkohen nga Policia e të tjerë të dënuar nga Gjykatat arrijnë ta shijojnë lirinë nga arratia
Gjatë ditës së djeshme dhe sot, Sinjali mëson se kanë rënë në pranga të Policisë disa persona të kërkuar me urdhëresa të Gjykatave.
Siç mëson Sinjali në mesin e tyre është edhe një grua 45-vjeçare, A.A., e cili është kapur të hënën në rrugën “Adem Jashari” në Pejë dhe pas ndalimit dhe verifikimit, rezultoi se ndaj saj ka urdhëresë aktive.
E njëjta ishte në listën e personave të kërkuar, për të cilën Gjykata kishte lëshuar urdhër për arrestim pasi ishte shpallur fajtore për veprën penale “Posedim i pa autorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, për çka ishte dënuar me gjobë, por që i ishte zëvendësuar me burgim.
Pas përfundimit të procedurave policore, 45-vjeçarja është dërguar në njërën nga qendrat e paraburgimit në vend për ta vuajtur dënimin.