Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ridvan Tahiri ka deklaruar se do të jap 50 mijë euro shpërblim për personin që ka informacionin se kush janë ushtarët që shihen duke e dhunuar gruan kosovare në luftë, transmeton Gazeta Metro.
Rdivan Tahiri i njohur ndryshe me nofkën ‘Riki’ ka premtuar se do t’i jap 50 mijë euro shpërblim për personin që tregon se kush janë ushtarët serbë që shihen duke e dhunuar gruan nga Kosova gjatë luftës.
Sot është publikuar një foto nga deputetja e Kuvendit të Kosovës, Flora Brovina e cila ka treguar se si shihet një femër duke u dhunuar nga 3 ushtarë serbë gjatë luftës, transmeton Gazeta Metro.
Ndërkohë reagime të ashpra dhe mbështetëse ka pasur pas kësaj foto nga persona dhe zyrtarë të ndyrshëm./gazetametro.net