Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Adnan Hyseni, është larguar nga Kosova.Përmes një shkrimi të gjatë në rrjetin social facebook, Hyseni, ka renditur arsyet që e kanë shtyrë ai që ta merr këtë vendim.Ai ka përmendur edhe faktin që para më shumë se një viti, ka ndërruar jetë vëllai i tij, edhe ai ish-ushtar i UÇK-së, pas një sëmundje të rëndë.
Adnani së bashku me vëllain e tij Avniun, kishin dhënë kontribut të madh si gjatë luftës po ashtu edhe pas saj.Ata njihen si kontribues në fushën e sportit dhe humanist të mëdhenj në shumë iniciativa.Ky është shkrimi i plotë i Adnan Hysenit, ish-ushtar i UÇK-së:Po largohem fal mosvlersimi te duhur nga ju qe ju qendrova besnik nder vite !Shpresoj ta keni durimi ta lexoni dhe mirkuptoni.Ne kuader te rrugetimit tim jam mundu me qene modest dhe kontribues ashtu ishim eduku nga NENA jone, rrugetimi im dhe i vllau tim Avnis qysh kur mbetem jetim un 8 vjeq e aj 6 ishte i ndershem dhe kontribues e qe per kete jam falenderues ndaj ZOTIT qe na dha mundesin por edhe NENES qe e sakrifikoj jeten duke u perkujdes dhe eduku perkunder shum veshtiresive qe ja dha jeta duke pas dy role (babe dhe nene) por qendroj heroin dhe e sakrifikoj jeten per ne (4 femijet e saj).Ne u mundum qe te kontribojm per Atdheun dhe Kombin ne tri lufta çlirimtare duke ju pergjigj thirrjes se Kombit Shqiptar kudo qe ishte nevoja per çlirim dhe bashkim kombetar duke qene ushtar besnik dhe te pathyeshem dhe asnjeher se kemi permend deri sa iku vllau nga kjo bot sepse tek e fundit ishte vullnet i joni dhe skishim te drejt qe historin e keti kontributi ta tregojm ne pos qe tja lojm te tjerve ta vlersojn e qe jemi falenderues ndaj vlersimit te Kombit Shqiptar.Nga viti 1999 deri ne vitin 2019 kur humba shokun e jetes Avnin ne keti rrugetimi ja shtuam edhe kontributet tjera si biznesi (Space Club ne Peje) ku punsuam qindra te ri per 20 vite, u mundua te kontribojm edhe ne Humanizem sepse e dinim se sa veshtir eshte kur nje familje ka halle sepse i kishim perjetu ato ne femijeri, kontribiti im dhe i Avnis po edhe i gjith familjes ishte edhe ne politik ku ishim afer gjithmon dhe besnik 100% ndaj Ramush Haradinaj por edhe partis AAK-se deri te vota vendimtare per ta kriju edhe Qeverin , kontributi i radhes ishte sporti (futsalli) ne kuader te FFK-se ku ne vitin 2008 krijum dhe organizum ne gjdo aspekt profesional duke afru, eduku dhe mbeshtet edhe financiarisht qindra te rinj ku per 11 vite shpenzuam 600.000€ duke mos i harru edhe aktivitetet tjera e qe ishin ne sherbim te Atdheut ku pasi humba vllaun me 31.12.2019 u mundova qe spaku ne sport te vazhdoj te kontriboj edhe pse isha i thyer shpirtnisht po fatkeqesisht e pata te veshtir sepse nuk gjeta mbeshtjetje e duhur as nga jasht klubit e ne momente me te veshtira as nga brenda sa meritonte nje projekt sportiv e qe ishte ne interes te qytetit (Pejes) po edhe Atdheu e jo i imi e as i familjes.Ku po du me dal me kete shkrim sot (31.01.2020) ju kerkoj falje se pak i gjat po kshtu ishte edhe rrugetimi e qe kete po e beje 13 mujorin i ikjes se bashkeudhetarit tim, krahut te djath ne gjdo kontribut per 23 vite Avni Hysenit eshte se un per 1 vite isha larg 90% te aktiviteteve te lartecekura jo sepse nuk doja po sepse me goditi jeta me humbjen e vllaut dhe ne kete koh pash dy gjera.E para pash nderimin e madhe te Kombit Shqiptar anekend botes ku jetojn e qe ky vlersim dhe nderim erdhi fal rrugetimit tond te ndershme nder vite e qe ju jam falenderues dhe mirnjohes perjetsisht po nuk pash mbeshtetje e duhur te atyre qe un dhe Avnia i dham te gjitha ne keto aktivitete te lartecekura. Ne si njerz secili nga ne ne jeten tone ne nje momente goditemi dhe ne ato momente nuk kemi nevoj solidarizim nga ata qe ju sherbym besnikerisht nder vite dhe pa asnje interes por kemi nevoj per mbeshtetje te nevojshme ne momente te tilla.Dhe duke e pare kete un jam mundu me analizu gjere e gjat vitin 2019 ku ne kete vit humba edhe vllaun (31.12.2018) qe e lam pas dhe pasi qe shendeti tash eshte permirsu shum fal ZOTIT madhe dhe shendetsish ne Gjermani dhe duhet ti kthehem familjes 100% te cilen e kisha mall per ta pa e besa edhe shiju si un si Avnia e duke mos u ngut per te bere gabim kam mendu gjere e gjat se ka ardh koha qe un Adnan Hyseni te mar edhe VENDIM, vendime keto te veshtira te pamenduara ndonjeher se un duhet te ndaj rruge nga aktivitetet e deritashem te cilat nuk ditet tme vlersoj per aq vler sa kisha un dhe vllau im dhe kontributin ton te madhe nder vite.Ky postim nuk do jete i fundim ku se shpejti po ne kete muaj do e bej edhe tjetrin sepse e kam oblim te tregoj se nga cili aktivitet do largohem duke besu se mungesa ime nuk do vrehet shum.Ta fala Atdhe nga biri yt nga Mergimi i larget