Pas leximit të aktakuzës, tre të akuzuarit për dëbimin e gjashtë shtetasve turq janë deklaruar të pafajshëm.
Seanca ka përfunduar ndërkaq shqyrtimi i dytë do të mbahet në fund të prillit.
Të akuzuar janë ish-shefi i AKI-së, Driton Gashi, Valon Krasniqi, drejtor i Departamentit e Shtetësisë, Azilit dhe Migracionit të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Rrahman Sylejmani, drejtor në Drejtorinë e Migracionit dhe të Huajve të Policisë Kufitare.
Palët kanë të drejtë të parashtrojnë ankesë në afat kohorë prej 30 ditësh.
Gjykatësja, Violeta Namani seancën e radhës e caktoi me datë 26 prill.
Sipas Prokurorisë Speciale, Driton Gashi, prej datës 23 mars 2018 deri më 29 mars të po atij viti me qëllim që t’i dëbojë me forcë kundërligjshëm nga Kosova dhe t’ua dorëzojë autoriteteve turke 6 gylenistët, i rekomandoi Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migracion, revokimin e lejeve të qëndrimit për ta, me arsyetimin se paraqesin rrezik për sigurinë kombëtare