Ish-sekretari organizativ i AKR – Dega në Klinë Viktor Dodaj i bashkohet Lëvizjes VETËVENDOSJE!
Viktor Dodaj është nga fshati Krushevë e Vogël, Komunës së Klinës dhe është jurist i diplomuar. Ka qenë sekretar organizativ i AKR-së në Klinë, anëtarë i Kryesisë si dhe ka punuar si administratorë në zyret e kësaj partie.
Energjia pozitive, përvoja dhe vullneti për punë më të mirë në qytetin e Klinës si dhe nevoja për ndryshime progresive në shtetin e Kosovës kanë bërë që Viktor Dodaj ti besoj programit tonë dhe ti bashkohet Lëvizjes VETËVENDOSJE!
Z.Dodaj u mirëprit nga sekretari i Qendrës sonë Adem Sejdiu si dhe administratori Ardian Rraci ku edhe i dëshiruam mirëseardhje në LVV.