Ish-presidentët e Shqipërisë do t’i vizitojnë krerët e UÇK-së në Hagë në fillim të javës së ardhshme.
Ish-krerët e shtetit shqiptar, Alfred Moisiu, Rexhep Meidani, Bamir Topi dhe ish-kryeministri, Pandeli Majko do të udhëtojnë drejt Hagës me 29 shtator.
Udhëheqësit pritet të zhvillojnë takime me ish presidentin Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët, Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe të tjerët.
Po ashtu, mësohet se nga Kosova, këtij delegacioni të presidentëve do t’i bashkohet vetëm Behgjet Pacolli, i cili më herët ka shërbyer si president, ministër dhe zëvendëskryeministër i Kosovës, raporton Gazeta 10.
Kjo vizitë do të jetë ndër më të rëndësishmet pas asaj të kryeministrit Edi Rama, krerëve fetarë Kosovës të dhe kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca.
Muajve të fundit janë rritur vizitat e miqve, bashkëpunëtorëve e personaliteteve të ndryshme politike dhe profesionale që i vizitojnë ish krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë në pritje të gjykimit.
Ata u ndaluan në fillim të nëntorit 2020