Ish-ministri i Jashtëm i Rumanisë, Theodor Melescanu ka thënë se kombëtarja që drejtohet nga trajneri, Edi Iordanecu nuk duhet të pranojë të luajë kundër kombëtarës së Kosovës në ndeshjet për “Euro 2024”.
“Kosova nuk njihet nga një sërë shtetesh, përfshirë edhe ne, Rumaninë. Ne nuk e kemi njohur kurrë pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Melescanu.
“Normalisht, Federata jonë e Futbollit, përmes Razvan Burleanut, duhet të diskutojë edhe me shtetet e tjera që kanë të njëjtin pozicion si Rumania dhe të arrijë në një metodë që nuk duhet të shkatërrojë të gjithë sistemin, por edhe të mos respektojë gjërat që janë shumë të qarta nga këndvështrimi i Rumanisë”, ka shtuar ai.
Madje, ish-ministri ka thënë se në qoftë se FRF nuk gjen një zgjidhje në lidhje me këtë, do të ishte më e drejtë, sikur ekipi i kombëtares rumune të pranonte një humbje automatike.
“Nëse nuk gjendet zgjidhje, ajo që mund të bëhet është të humbasim 3-0 me Kosovën”, ka thënë Meleșcanu, shkruan Ziare.
Kundër shtetit të Kosovës në të kaluarën kanë luajtur edhe Qiproja dhe Greqia.
Kosova do të jetë një nga kundërshtarët e Rumanisë në Grupin I të kualifikimeve për EURO 2024, së bashku me Zvicrën, Izraelin, Bjellorusinë dhe Andorrën.