Ish-lojtari i Dritës dhe Dukagjinit transferohet tek Ulpiana
INDEKSONLINEE Martë, 21 Janar 2020 19:19
Ulpiana ka bërë përforcimin e radhës në afatin kalimtar të janarit.
Skuadra nga Liga e Parë ka transferuar mesfushorin Denis Haliti, mëson Gazeta Olle.
Lojtari më parë kishte luajtur me Dritën e Gjilanit, ndërsa së fundi ishte tek Dukagjini i Klinës.
Trajner i Ulpianës është Sami Sermaxhaj, ndihmës i tij është emëruar ish-futbollisti i mirënjohur, Azem Ahmeti.