Kryetari i LVV-së, Albin Kurti, ka njoftuar se Lëvizjes Vetëvendosje i është bashkuar veprimtarja e çështjes kombëtare,Elmije Plakiqi, nga Nekovci i Drenasit.
Kurti ka treguar Plakiqi ka qenë ushtare e UÇK-së në zonën e Pashtrikut dhe Komandante për moral dhe politikë në batalionin e parë të kësaj zone.
Tutje ai ka bërë me dije se Plakiqi ka qenë edhe ish-kryetare e gruas së LDK-së në Dreans në vitet 96-97.
Shkrimi i plotë:
Elmije Plakiqi, veprimtarja e çështjes kombëtare nga Nekoci i Drenasit, na u bashkua në VETËVENDOSJE! ashtu siç ka qenë perherë në Lëvizje. Në zyren time erdhi bashkë me kandidatin tonë për deputet, Enver Dugolli.
Elmija ka përfunduar studimet në nivelin bachelor në drejtimin gjuhë dhe letërsi shqipe, ndërsa studimet master në drejtimin shkenca politike me fokus në marrëdhëniet ndërkombëtare diplomatike. Ajo ka qenë ushtare e UÇK-së në zonën e Pashtrikut dhe Komandante për moral dhe politikë në batalionin e parë të kësaj zone.
Si e burgosur politike në vitin 1981 për organizim të demonstratave në Drenas, aktiviste e KLMDNJ-së gjatë viteve të ‘90-ta, dhe kryetare e gruas së LDK-së në Drenas në vitet 1996 dhe 1997, Elmija vazhdimisht ka qenë duke u angazhuar për çlirimin e popullit tonë dhe për barazi e drejtësi në shoqërinë tonë. Kontributi i saj tash do të vazhdojë bashkë dhe drejt me krejt ne.