Nijazi Kryeziu, ish-këshilltari i Kadri Veselit, i ka reaguar kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi, pas dorëheqjes së Ramë Bujës nga kryesia e PDK-së.
Në një postim në “Facebook”, Kryeziu ka kërkuar nga Memli Krasniqi që të reagojë e të mos hesht.
Sipas Nijazi Kryeziut, Krasniqit po i duket vetja më i madh se Hashim Thaçi e Kadri Veseli.
“Çele gojën Memli Krasniqi, fol! Mos hesht dhe mos të duket që je më i madh se Hashim Thaçi apo Kadri Veseli! Dorëheqja e Ramë Bujës, ose më saktë dokumenti i dorëheqjes thotë shumë, shumë më tepër se heshtja jote memece. Ramë Buja pas vete ka një jetë të tërë veprimtari, aktivitete, sakrificë, autoriteti dhe prezenca e tij në secilën periudhë të përpjekjeve për çlirim e shtetndërtim është e shkruar më punë, djersë e gjak”, ka shkruar Kryeziu.