Ish- i burgosuri politik, Haki Morina ka reaguar pas intervistës së djeshme të Mehmet Locit, në RTV Dukagjini.
Morina përmes një postimi në Facebook ka thënë se nuk ka pritur që Mehmet Loci të flas hapur në mënyre të sinqertë dhe të kërkojë falje për veprimet e tyre.
“Unë kurr s’kam shpresuar që ata do të dalin e të thonë, po, i kemi arrestuar, i kemi torturuar dhe kërkojmë falje publike për veprat që i kemi bërë. Dhe pse ta pranojnë kur e kanë mundësinë të mos e pranojnë”, ka shkruar ndër të tjera Morina.
Postimi i ti
Nëse dikush ka menduar që UDB-shët, në këtë rast, zëdhënësi i tyre Mehmet Loci, do të flasin hapur, në mënyrë të sinqertë dhe se do të kërkojnë falje për veprimet e tyre, e ka gabim.
Unë kurr s’kam shpresuar që ata do të dalin e të thonë, po, i kemi arrestuar, i kemi torturuar dhe kërkojmë falje publike për veprat që i kemi bërë. Dhe pse ta pranojnë kur e kanë mundësinë të mos e pranojnë?!
As ne s’do ta pranonim kurr, asnjë veprimtari (të fshehtë) sikur të mos na kishin arrestuar, frikësuar dhe torturuar në mënyrë shtazarake, pra pa kaluar nëpër një procedurë të rëndë filtrimesh mizore.
Dikujt mund ti duket që Mehmet Loci doli fitues sonte tek Ermal Panduri. Jo. Nuk është e vërtetë. Ky është vetëm fillimi i demaskimit të tyre, sepse shumica e popullit, e sidomos të rinjtë, as që kanë patur idenë e asaj historie të rëndë, të cilën, ai që di të lexoj “mes rreshtave”, edhe përmes gojës së tij ka mundur të marr vesh se cila ka qenë vetëdija e atëhershme kombëtare dhe politike e popullit tonë, vetëdija e para tri-katër dekadave, dhe nëpër çfar vuajtjesh është dashtë të kalonim për ta ngritur atë vetëdije në nivel më të lartë. Ai që di të lexoj mirë fjalët e Mehmet Locit, mund të kuptoj se çfar përpjekjesh të gjata janë dashtë për tu bërë një Ushtri Çlirimtare, edhe atë sa për ta marrë përkrahjen ushtarake të botës së zhvilluar demokrarike, se jo një ushtrie të aftë që pa ndërhyrje të jashtme të realizoj qëllimin e saj.
Nëse dikush ka pritur që ne të hakmerremi ndaj tyre, duke i rrahur në rrugë, se zyra s’kemi patur, dhe të përfundojmë atje ku ka përfunduar Hashim Thaçi me shokë, është diçka tjetër, veç nuk e besoj që do ta dëshironte asnjë njeri që e do atdheun që ne të shkojmë përsëri në burg për shkakun e UDB-ashëve.
Shteti ynë i Kosovës, dihet si u krijua. Pushtuesit serbë nuk u larguan, siç u larguan përshembull nga Kroacia, pa ndërhyrjen e jashtme. Dhe as liria nuk u administrua nga çlirimtarët, por me një kombinim të imponuar nga vullneti i shumicës për të mos bërë diferencimin rrënjësor prej mbetjeve jugosllave, e përkrahur plotësisht nga UNMIK, e cila krijoj institucionet duke rikthyer tërë mekanizmat politikë të kohës së komunizmit jugosllav.
Dhe ku të ankohesh? Të paditësh një institucion ish jugosllav, tek një inatitucion neojugsllav?
A e dini çfar do të ndodhte?
Do të dilnim edhe njëherë para gjykatësve të cilët na kishin dënuar.
Dhe a mendoni që do të dilnim fitues përpara tyre?
Jooo. Ata nuk ishin dhe as nuk janë budallenjë ta dënojnë vetveten.
Atentatet mund të bëhen vetëm në rrethana okupimi. Në kushte çlirimi, vetëm shteti dhe institucionet e tij mund ta japin verdiktin përfundimtar ndaj krimit apo tradhtisë. E shteti se ka bërë ende këtë gjë. E, po prandaj jemi aty ku jemi. Pra jemi larg se qeni shtet i së drejtës.
Që të mos e zgjas, procesi i diferencimit pozitiv mes atdhedashurisë dhe tradhtisë në Kosovë është proces shumë më i gjatë sesa do të dëshironim ne. Të paktën, është proces që nuk ka dhe nuk mund të kishte një trajektore klasike siç ka ndodhur tek popujt tjerë me traditë më të gjatë vetqeverisëse.
Arsyet janë të shumta, por me një fjalë janë historike, duke filluar nga Iliria e lashtë dhe pushtimi i saj nga Roma, e deri tek Lufta e Dytë botërore.
Kam shumë, oh sa shumë për të thënë, por kaq munda për sonte.
Ju përshendes dhe ju falenderoj për durimin tuaj për ta lexuar këtë shënim të gjatë!