Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe mjeku i Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës është ftuar nga Gjykata Speciale.
Këtë e ka bërë të ditur Hysni Gucati kryetari i OVL-UÇK-së nëpërmjet një statusi në Facebook.
“Sapo mora lajmin që një ndër doktorët me të mirë që ishte në luftën e fundit në Kosovë dhe në radhët e UÇK-së, bashkëluftëtari im Fadil Beka është ftuar nga Gjykata Speciale, unë i them doktorit të ndihesh krenar me veprimtarinë tënde gjatë luftës por edhe mbas luftës për kontributin tënd në shtet formimin e Kosovës, çdo herë do jemi përkrah dhe në mbrojtje të vlerave të luftës, luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk mund ta njëllos dhe ta gjykoj askush!”