Partia Demokratike e Kosovës, me programin e saj Rimbëkmbje, po arrin të merr përkrahje në gjithë vendin.
Madje, kësaj partie, po i bashkohen edhe aktivistë të subjekteve të tjera politike.
Përmes një postimi të bërë në faqen zyrtare FB, Dega e PDK-së në Klinë, ka bërë të ditur, se atyre u është bashkuar ish-aktivisti i LDK-së. Mahir Doqi.
Doqi u mirëprit nga kryetari i kësaj dege, Sokol Bashota, në suksesin dhe angazhimet e përbashkëta.
Ky është njoftimi i plotë:
Ish-aktivisiti i LDK-së në Klinë, Mahir Doqi, sot u bashkua me ne, për konceptin tonë për Rimëkëmbje. Me një disponim të madh për të vazhduar punën për të mirën e vendit, duke e vlerësuar konceptin e PDK-së si rrugë të drejtë për ngritjen e shtetit.
Kryetari Bashota, e mirëpriti aderimin e z. Mahirit duke i uruar mirëseardhjen dhe suksesin në angazhime të përbashkëta!