Pas një sëmundje të rëndë, sot ka ndërruar jetë Isak Halil Morina nga fshati Rixhevë.
I ndjeri ishte djali i vetëm i familjes, derisa pikërisht sot para 23 vitesh babai i tij u vra në Masakrën e Izbicës.
Isaku ishte punëtor i urtë dhe i respektuar nga rrethi.
Ai vuante nga kanceri në tru.
Varrimi i tij do të bëhet nesër 29.03. 2022 në orên 14:00 në varrezat e fshatit Zabërgjë.