Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka reaguar pas telasheve që ka pasur kryetari i AKR-së, Behxhet Pacolli për t’u kthyer në Kosovë.
Mustafa ka thënë se paralajmërimi i MSH-së se nëse vjen Behgjet Pacolli nga Zvicra do të vendoset në karantinë, është vendim politik.
Madje, Mustafa tha që të mos maltretohet Pacolli, sepse votat i kemi, shkruan IndeksOnline.
Postimi:
Ministria e Shëndetësisë po merret me politikë në emër të Covid-19.
Paralajmerimi i kësaj ministrie, se nëse vjen Behgjet Pacolli nga Zvicra do të vendoset në karantinë, është vendim politik. I izolimit të një deputeti. Të përfaqësuesit të popullit!
Ministria s’mund të marrë vendime të tilla pa e parë dokumentacionin e z. Pacolli për gjendjen e tij shëndetësore, të cilin vlerësim nuk e bëjnë zyrtarët e ministrisë por ekipet e mjekëve.
Ministria e ka vështirë të dëshmojë se nuk ka lejuar raste e raste të shkojnë në shtëpitë e tyre, pas dëshmive që kanë prezantuar për gjendjen e tyre shëndetësore Prandaj nuk ka nevojë ta maltretojnë një deputet dhe një biznesmen të njohur.
Sjellja e tillë e kësaj qeverie është argumenti më i mirë që ajo e arsyetoi rrëzimin e saj.
Mos e maltretoni z. Pacolli, mos u thirrni në parimet që nuk i keni zbatuar ju që e keni shkelur Kushtetutën, sepse votat i kemi. IM