Lidhja Demokratike e Kosovës është mbledhur pas ngritjes së aktakuzave ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.
Në zyret e kësaj partie janë parë duke hyrë nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ministri Agim Veliu, poashtu nënkryetar i partisë, Arban Abrashi, Skender Hyseni dhe zyrtarë të tjerë,
Asnjë nga zyrtarët e kësaj partie nuk janë deklaruar për media, ndërsa ende nuk ka mbërritur në seli të partisë kryetari Isa Mustafa, apo kryeministri Avdullah Hoti, që është nënkryetar i partisë.
Ndërsa AAK-ja hapur ka kërkuar nga partneri i saj qeverisës që të ndalet dialogu me Serbinë pas zhvillimeve të fundit, si dhe të mblidhet qeveria dhe kuvendi.
Ndryshe, pas dorëheqjes së Thaçit edhe zyrtarisht postin e u.d. të presidentes e ka marrë Vjosa Osmani, e cila në ora 17:00 do të mbajë konferencë për media.