Irani ka nisur sonte një sulm kundër Izraelit duke përdorur dhjetëra dronë.
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit kanë deklaruar se Irani ka lëshuar UAV-të nga brenda territorit të tij drejt Izraelit pak më parë.
“IDF është në gatishmëri të lartë dhe po monitoron vazhdimisht situatën operacionale.
Grupi i Mbrojtjes Ajrore IDF është në gatishmëri të lartë, së bashku me avionët luftarakë të IAF dhe anijet e Marinës izraelite që janë në një mision mbrojtjeje në hapësirën ajrore dhe detare izraelite”- thuhet në njoftim e forcave izreale në rrjetin social “X”
Tutje thuhet se IDF po monitoron të gjitha objektivat.
Iran launched UAVs from within its territory toward Israel a short while ago.
The IDF is on high alert and is constantly monitoring the operational situation. The IDF Aerial Defense Array is on high alert, along with IAF fighter jets and Israeli Navy vessels that are on a… pic.twitter.com/eEySouGVcN
— Israel Defense Forces (@IDF) April 13, 2024