Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka rekomanduar suspendimin e drejtorit të Policisë në Mitrovicën e Veriut.
Ai dyshohet se ka kryer veprat penale “Sabotim” dhe “Thirrje për rezistencë”
“Andaj, duke marrë për bazë dyshimin për veprat penale në hetimin e këtij rasti, bazuar në autorizimet ligjore të IPK-së, është rekomanduar suspendimi i të njëjtit”, thuhet në komunikatë.
Kujtojmë se dje Nenad Gjuriq, drejtor i Policisë në Mitrovicën e Veriut, ka thënë se nuk do të zbatohet vendimi i Qeverisë për fletë qortimi.
“Ne nuk mund ta zbatojmë atë vendim, sepse ai është politik dhe i drejtuar kryesisht kundër komunitetit serb, të cilit i përkasim edhe ne vetë”, ka thënë Gjuriqi.