IPK-ja arreston një zyrtar policor të dyshuar për ngacmim seksual

Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) kanë arrestuar mbrëmë një zyrtar policor në Pejë me dyshimin se ai ka kryer veprën penale të ngacmimit seksual.

Me vendim të prokurorit kompetent, zyrtarit të dyshuar i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Si pjesë e procedurave administrative për zyrtarin e dyshuar IPK-ja i ka rekomanduar Policisë së Kosovës edhe suspendimin e tij.

Inspektorati Policor i Kosovës mbetet i përkushtuar drejt mbajtjes së standardeve të larta të integritetit brenda institucioneve të sigurisë publike përderisa hetuesit e IPK-së pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të të gjitha rrethanave të këtij rasti.