Inspektorati Policor i Kosovës ka bërë të ditur se e ka arrestuar një zyrtar policor pasi dyshohet se e ka përdorur forcën gjatë arrestimit të një qytetari.
“Inspektorati Policor i Kosovës ka pranuar sot në orët e pasdites një informacion nga Policia e Kosovës sipas të cilit informacion një qytetar pretendonte për tejkalim të autorizimeve policore gjatë përdorimit të forcës nga një zyrtar policor në stacionin policor Qendra në Prishtinë”.
“Qytetari paraprakisht ishte shoqëruar nga policia në stacionin policor me dyshimin për shkak të mos respektimit të masave anti COVID” .
“Pas disa veprimeve hetimore në konsultim me prokurorin kompetent i cili ka qenë në vend të ngjarjes, hetuesit e IPK-së kanë arrestuar një zyrtar policor (punonjës në Stacionin Policor Qendra) që ishte i përfshirë në këtë incident”, thuhet në njoftimin e IPK-së.
Edhe qytetarit të shoqëruar në stacionin e policisë i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë nga prokuroria, transmeton Klan Kosova.
Hetuesit e IPK-së pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës për të sqaruar rrethanat e këtij incidenti