Dilema më e madhe për Inzaghin për ndeshjen ndaj Barcelonës do të jetë se kë do të vendosë në sulm krah Lautaro Martinezit. Arnautoviq është i lodhur dhe Taremi ka zhgënjyer pritjet.
Correa është jashtë listës evropiane dhe të shohësh Thuramin si titullar do të ishte një surprizë, ngase objektivi minimal është që të paktën të jetë në stol bazuar në rezultatin e testit të sotëm.
Përvoja e Taremit në ndeshjet ndërkombëtare do të jetë një përparësi dhe gjasat janë që ai të jetë startues në sulm me Lautaron.
Në disa raste, Inzaghi ka përfunduar me formacionin 5-4-1 , por ka futur në lojë një sulmues anësor drejt fundit të ndeshjes, ndërsa këtë herë do të ketë katër mesfushorë të pastër me Lautaron si sulmuesin e vetëm./