Me një vizion të qartë dhe një zë i fuqishëm i femrës, Inxhinierja e Bujqësisë nga Klina, Ilirjana Toplanaj mori besimin e qytetarëve për t’i përfaqësuar në Kuvendin Komunal.
Në Seancën Konstituive të Kuvendit, ajo dha betimin si anëtare e Kuvendit Komunal në Klinë, derisa mori vëmendjen me postimin e saj falënderues ndaj secilit votues, ku në listën e AAK-së, arriti të merr 300 vota.
Ilirjana në fjalët e saj në rrjetin social FB, ka thënë se gjithmonë kur besimi është i sinqertë dhe i pa kushtëzuar, arrihen rezultate të mëdha.
Ky është postimi i saj:
Sot, në seancën konstituive të Kuvendit, dhash betimin si Anëtare e Kuvendit Komunal në Klinë. Sot, besimi i të gjithë qytetarëve që më votuan u shpërblye duke më ngarkuar me përgjegjësi dhe peshë të madhe. Gjithmonë kur besimi është i sinqertë dhe i pa kushtëzuar, arrihen rezultate të mëdha. Ky rrugëtim i yni i përbashkët sapo ka filluar!
Së bashku me Kryetarin, Prof Dr Zenun Elezaj, zotohemi se në mandatin e dytë do të realizojmë premtimet që kemi dhënë dhe duke realizuar projekte zhvillimore që kanë për qëllim përmirësimin e jetës së qytetarëve të Komunës së Klinës.
Na priftë e mbara bashkë.