Inxhineri i Makinerisë, Armend Beqiri është pjesë e listës së AAK-së për asamble komunale në Klinës.
Beqiri, i cili mban numrin 16 përmes një postimi në FB ka treguar arsyet se pse ka kandiduar.
Ai ndër të tjera ka thënë se qëllimet e tij janë për realizimin e misioneve të përbashkëta me qytetarët për Klinën.
Ky është postimi i plotë:
Të dashur qytetarë të Klinës,
U kandidova vetëm që peripecitë nëpër të cilat kalojnë qytetarët tanë t’i zgjidhim së bashku.
U kandidova për të ofruar një politikëbërje me energji dhe mendësi të re.
U kandidova për të realizuar misionet tona të përbashkëta, PËR KLINËN QË DUAM.
Zgjedhjet lokale në Klinë nuk janë betejë politike.
Zgjedhjet lokale në Klinë janë ofertë konkrete ndaj qytetarëve për të votuar njerëzit profesional, të dijes e punëve të mëdha dhe planit më të mirë zhvillimor.
Këto plane do jetësohen në mandatin tonë të dytë.
Prandaj, voto Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, Prof. Dr. Zenun Elezaj numër 121.
Dhe mua me numrin 16 ✔️