Kryeshefi Ekzekutiv i KRU ‘Hidrodrini’ ing. Dri Cena dhe Kryetari i komunës së Klinës prof.Dr. Zenun Elezaj kanë inspektuar sot mbarvajtjen e punimeve në ndërtimin e fundërruesit në këtë komunë si dhe projektin e filterave, investim ky i përbashkët i Qeverisë së Republikës së Kosovës, KRU ‘Hidrodrini’-t dhe Komunës së Klinës që kalon shifrën prej 1 milion eurosh.
Është konstatuar se projekti i ndërtimit të fundërruesit ndodhet në fazën finale dhe nga mesi i muajit Nëntor do të filloi testimi i tij.
Poashtu ndërrimi i filterave si proces është konkluduar se po ndodhë sipas dinamikave në terren, gjë që do të ndikojë dukshëm në përmirësimin e furnizimit dhe kualitetit të ujit për komunën e Klinës.
Me jetësimin final dhe funksionalizimin e këtyre ivestimeve, komunës së Klinës pritet ti shtohen100l/s (litra në sekond) ujë i pijshëm duke mbuluar nevojat edhe për minimum 10 mijë qytetarë.