INVENTARIZOHET PALESTRA “ADEM JASHARI” NË KLINË

Kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, i shoqëruar nga drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, znj. Fatjona Gashi, kanë vizituar palestrën sportive “Adem Jashari” në Klinë, për të parë nga afër investimet e përfunduara në inventarizimin dhe pajisjen me makineri për mirëmbajtjen e saj.

Kryetari Elezaj, theksoi se komuna është e përkushtuar që të ndihmojë sportin në Klinë, gjë që është dëshmuar edhe me rritjen e fondeve të ndara për klubet nga komuna, gjithashtu edhe me projektet e tilla që çdoherë të jemi pranë klubeve, sportistëve e sportdashësve me të gjitha mundësitë institucionale.

Ndërsa, drejtoresha Gashi, tha se do të sigurojë që palestra gjithmonë të jetë në funksion dhe të ketë infrastrukturën e nevojshme për zhvillimin e aktiviteteve sportive.