Invalidi u aksidentua rëndë, nuk u pranua në spital, vdiq pas një jave- rrëfehen familjarët pas vdekjes së 49-vjeçarit në Skenderaj

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në komunën e Skenderajt. Në fshatin Llaushë, Bekim Geci, një person me aftësi të kufizuara është goditur më 27 dhjetor nga një veturë ku është lënduar rëndë.

Familjarët për Paparaci.com kanë rrëfyer se edhe pse gjendjen e kishte të rëndë, i njëjti nuk është pranuar për trajtim në spital.

Nëna e tij, mes lotëve ka rrëfyer për Paparaci.com se është kujdesur për të birin deri në momentet e fundit të jetës së tij.

“Nonstop u kanë nën përkujdesjen tem, e kena këqyrë non-stop derisa ka ndërru jetë. Ditën që ka ndërru jetë, dje, e kom vesh e kom mathë me çu në spital në Prishtinë, ai u vdekë në 08:00 ora të sabahut në shtëpi. Skenderaji e ka marrë të vdekun prej këtu e ka çu në Skenderaj”, ka thënë ajo.

Geci kishte pasur lëndime të rënda, ndërsa vëllai i tij ka rrëfyer për Paparaci se si ai nuk ishte pranuar në spital.

Lidhur me këtë rast nuk është arrestuar as shoferi i cili e ka goditur me veturë, përveç se i njëjti është intervistuar natën e aksidentit.

Bekim Geci ndërroi jetë më 3 janar në shtëpi, siç rrëfen edhe nëna e tij. Nëna dhe vëllai i Bekimit akuzojnë mjekët për papërgjegjësi në trajtimin e familjarit të tyre.

Trupi i Gecit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.