Intervistë ekskluzive me shpirtin epik të këngës shqiptare, këngëtarin e mirënjohur, MilaimMezini

Intervistë ekskluzive me shpirtin epik të këngës shqiptare,

këngëtarin e mirënjohur, MilaimMezini

Intervistoi: Lekë Mrijaj

Këngët e këngëtarit të mirënjohur shqiptar Milaim Mezinit, janë këngë të veçanta në shumë
segmente krijuese dhe interpretuese. Për dallim nga këngëtarët të tjerë të muzikës popullore
këngët e këtij doajeni të muzikës së mirëfilltë shqiptare kanë krijuar e kënduar dhjetëra e qindra
këngë, albumi i këngëve të tij duket modest, por origjininaliteti i këngës së tij është tejmase i
veçantë, qoftë me zërin burrëror, të lindur apo të trashëguar, qoftë me përzgjedhjen e këngëve,
meqë ai ka kënduar këngë popullore, historike dhe këngë trimërie, qoftë me melodinë dhe
kompozimin e shquar artistik, qoftë me mënyrën arkaike të të kënduarit, qoftë me forcën e
brendshme shpirtërore, mobilizuese, që iu ka dhënë këngëve.
Të gjitha këngët e Milaim Mezinit, janë optimiste-pozitive e janë antologjike, e sa të tjera këngë
të tija janë këngë të krenarisë kombëtare, këngë që do të mbahën mënd përjetësisht apo që kurrë
nuk vdesin e që do të përcjellën nder breza, siq janë: Nëna e Legjendarit-Adem Jasharit, Pushka
e parë në Puse t'Nikês, Vêllezër të idealit, Kënga e Gurbetit, Puntë e tua pleqnoj vetë (këngë
satirike), Ruaju të keqit (këngë satirike), duet Këngët (s'bashku me Mahmut Feratin) për bacën
Bajram (Currin), këndon bylbyli, Lamtumirë e dashur (hit këngë e mbetur), dy lulëkuqe nja bojë
pemë, moj e mira qufurake e shumë e shumë këngë patriotike të tija të cilat i degjonim në
fshehtësi me vëllaun e këngëtarit Milaim Mezinit (Mehdiun), në ish-armatën jugosllave permes
valëve të hershme të mengjesit në“Radio Tiranë”!
Ritmi dhe gradacioni artistik i këngeve të Milaimi të sjellë në kujtesë hapërimin e kalorësve që të
sjellin në kujtesë kushtrimin e mobilizimin e gjithmbarëshëm popullor, për liri, demokraci dhe
pavarësinë e Kosovës dhe për të mos lejuar ushtrinë pushtuese serbiane t’i mbajë të okupuara
trojet tona Arbërore, troje sa e sa herë të lara me gjakun e trimave dhe trimëreshave të skalituar
në Lapidarët e Lirisë.
Në këtë intervistë ekskluzive për gazetën “Bota Sot”, Milaim Mezini tregon për jetën e tij të
pergjithshme, profesionale e private.
Cili është Milaim Mezininë në prizmën tuaj. Mundësisht na prezentoni një biografi tuajën?
-Kam lindur me 30 prill 1959, në fshatin Biçec, të Kaçanikut. Kam punuar në “Sharrcem” për 36
vite, tani jam në pension të parakohshëm. Por për artistët s’ka pushim. Aktualisht jetoj në Ferizaj
dhe punoj së bashku me djemtë e mi: Artin dhe Andin, në audio-studion tonë muzikore, “Arti
Records”, aty ku vlojnë këngët nga shumë këngëtarë/e nga të gjitha trojet tona etnike!
Nga kush jeni motivuar të merreni me muzikën popullore dhe folklorike?


2
-Këngën e kam trashëgimi familjare denbabaden dhe tek ne Mezint’ i’a thonë këngës i madhë e i
vogël. Babai Hakiu, ka kënduar dhe egzekutuar në instrumentet frymore, gjyshi im: Dani, kishte
pasë dy qifteli, ,kurse për babain e tij Fazliun, thuhet se ai kishte qenë një këngëtarë shumë i
njohur në anën tonë. Për të thonë “Kur këndonte Fazliu, e shkymte llambën”!
Ju kujtohet kënga e parë si këngëtar dhe autori i tekstit të asaj kënge?
-Kënga e parë që kam kënduar ka qenë: “Mori Shkodër, moj mizore”.Autorin, as sot nuk e di..??
A keni zhvilluar aktivitet kulturor në ndonjë SHKA?
-Po. Unë jam edhe njeri ndër themeluesit e SHKA “Rrezet e Sharrit’’ Biçec, Kaçanik. Mbi 10
vite udhëheqës artistik. Kjo SHKA, asokohe ishte shumë e njohur në vend me interpretimet e
saja të suksesshme gjithandej. Më vonë kam qënë edhe në SHKA “Bajram Curri” të Prishtinës,
pak kohë në SHKA “Përparimi” të Kaçanikut, kurse tani në AKV “Kastriotët” të Ferizajt’!
Keni kënduar vet, apo edhe me diken tjetër?
-Në fillim me disa fqinj, por nga viti ‘81, krijuam një duet me këngëtarin e mirënjohur Mahmut
Ferati. Përkrahjen të madhe kishim nga instituti Albanologjik i Prishtinës, respektivisht nga
etnomuzikologu i ndjerë, Bahtir Sheholli. Perfomanca jonë shumë shpejtë u pëlqye nga publiku.
Ne sollëm në Kosovë për herë të parë edhe këndimin dyzërësh. Kurse si rapsod kam kënduar
edhe me kolegë tjerë: Shaqir Cervadikun, Baki Bakiun, Skender Shabanin, Nejazi Likën, Xhabir,
Hajriz Elezin, por herë pas here edhe me vëllaun tim Mejdiun, mërgimtarë!
Me këngë keni marr pjesë dhe merni kudo në shumë festivale folklorike në gjitha trojet
shqiptare, dikur edhe në vënde të ish/jugosllavisë e në diasporën shqiptare. Amund të na
thuani në cilat vënde keni marrë pjesë dhe si është pritur dikur në ish/jugosllavi, veshja
kombëtare?
-Po, për një dekadë rresht ishim pjesëmarrës në RFBK “Gllogovci”, Festival i folklorit i
papërsëristshëm, sepse ishte nën përkujdesjen e dorës profesioniste, pastaj në festivalin Evropian
,,Bemus’’ në Beograd-1988, ,,Takimet Abrasheviq” në Valevë-1986, ,,Kongresi i punëtorëve’’
në Sarajevë-1987, ,,Mikrofoni i artë’’ në Prishtinë-1988, ,,500 vjetori i Arbëreshëve’’në Kalabri
& Sicili të Italisë-1988, ,,Kongresi i Folklorit’’ në Prishtinë, organizuar nga Instituti
Albanologjik i Prishtinës dhe shumë turne nëpër diasporë etj. Veshjet tona kombëtare kanë
kolorit të shkëlqyer dhe gjithmonë janë mirëpritur nga të gjithë. Mund t’a veçoj vetëm një rast jo
të mirë në Beograd, ku etnomuzikologu serb, ishte i vetmi që nuk na intervistoi, por profesori
tjetër Deviç, u pa ndryshe nga ai, sepse ai na përçafoj ngrohtësisht për performansën tonë,
përndryshe ngado që performuam, jemi mirëpritur ngrohtë!
Ju, përveq këngëtar, jeni edhe krijues i shumë këngëve?
-Krijimtaria është dhunti e Zotit, dhe që nga bankat e shkollës fillore e kam dashur krijimtarinë,
së pari në role teatrale, pastaj edhe në këngë, pa ndarë tash e një gjysëm shekulli. Deri më sot

3

kam krjiuar e interpretuar mbi 400 këngë, rreth 150 sosh për dëshmorët e kombit dhe 140 këngë
për fëmijë, pastaj këngë gurbeti, balada, satira, parodi dhe së fundi kam përmbledhë rreth 140
anekdota. Deri më sot kam incizuar edhe 13 albume, (tre, në duet me Mahmut Feratin) dhe rreth
40 videklipe etj. Më kan dhuruar tekste me vlerë edhe aotorët tjerë si: Imri Musliu, Faruk
Tasholli, Berat Luzha etj.
Çfarë simbolizon kanga "Krizë morale" në këngët tuaja të fundit. Çfarë ju bëri frymëzues
"Kriza morale". A mund të na flisni pakëz për këtë hit këngë?
-Moralin tonë nëpër shekuj e kan ëndërruar shumë popuj tjerë. Por k’to vitet e fundit jemi
dëshmitarë se morali në shoqërinë tonë nuk është si dikur?! Para dy dekadash luftuam me armë
dore, kundër një armiku që për ne ishte superfuqi, por ne e fituam luftën, sepse morali ynë ishte
shumëlartë.
Sot kur sheh shkollat plot, akademitë plot, shtëpitë e Zotit, Kishat dhe Xhamitë lot, morali do
duhej të ishte shumë lartë, por tani po ndodhë e kundërta për fat të keq, morali ka rënë për tokë.
Respekti jo në nivel, nataliteti në rënje, antivlerat, shundi-kiqi, politika servile, miqësia falso, etj,
këto janë ato që m’kan shty t’a realizoj këtë këngë satirike, si një mesazh, e cila u vlersua shumë
nga të gjithë, sepse është realiteti ynë i sotëm!
Kënga juaj i ka kapërcyer tashmë kufijtë e Shqiptarizmit e diasporës së saj. Cfarë mund të
na thuani?
-Vetëm me punë, disiplinë dhe përkushtim arrijmë aty ku synojmë, duke respektuar autoktoninë
tonë në radhë të parë! Kam qenë shumë i lumtur kur kam dëgjuar grupin muzikor Gjerman
“Super 700’’ duke kënduar këngën tonë ”Kur jam kanë nji vakt i ri” etj.
Cili shte koncerti më mbresëlënës për ju? Ç'ndjesi të jep adhuruesi i muzikës?
-Kam shumë, por do ta veçoja koncertin që dham më 1988 në Sicili, tek Arbëreshët e Italisë në
nderim të 500 vjetorit të Skenderbeut. Aty pamë se si ruhet gjuha, kultura dhe tradita me shekuj,
për t’mos u asimiluar brez pas brezi. Po, adhuruesit na detyrojnë të punojmë edhe më shumë,
sepse Ata/o janë vlerësusit më besnik.!

.

I keni kënduar dhe i këndoni përherë Kosovë, Shqipërisë e dëshmorëve të saj, madje
atëherë kur vëndi kishte nevojë me shumë se kurrë për mbështetje. Çfarë ndjesie keni kur i
këndoni shqiptarizmite dëshmorëve të saj?
-Jo vetëm sot, por edhe në kohërat e egra shpesh jam atakuar me regjimin okupues Serbian,
sepse isha papërshtatshëm dhe shpesh më kanë sanksionuar, cenzuruar në mënyra të ndryshme,
vetëm pse këndoja këngë patriotike?! Pas luftës çlirimtare kam kënduar shumë këngë
dëshmorësh, duke i ngritur në piedestalin më të lart përmes artit të këngës. Shumica sot më
thërrasin ‘shpirt epik’. Prandaj këngëve të mia, shpirtin u’a dhan dëshmorët, sepse ATA flijuan
më të shtrejtën, jetën. Disa më quajnë edhe si ‘zëdhënës i tyre’, sepse një pjesë të tyre i njoha nga
afër dhe i kam prekur me dorën time!

4

Jeni nderuar me disa çmime, nga pasion i juaj për këngën, nga prezantimi i juaj dinjitoz
përpara publikut shqiptar. Çdo të thonë për Ju ato çmime?
-Çmimet nuk t’bëjnë të pasur materialisht, por ato të bëjnë të pasur shpirtërisht. Deri më sot kam
marrë shumë mirënjohje, lavdata dhe një dekoratë, medalje nga shoqata “Duart e shpresës” për
koncertet humanitare gjithandej vendit, si dhe në festivalet për fëmij, nga Juritë profesioniste,
kam fituar gjashtë herë vendin e parë!
Duke ju përcjellur me vemëndje dhe duke i dëgjuar me kënaqësi këngët tuaja, disi këngët
tuaja e marrin për shtypjen se ato janë si uji i qetë, uji në vrapim e nganjiherë si uji
rebelues, me plotë pragje të pafundme. Si do e karakterizonit muzikën tuaj?
-Kuptohet, dhe unë jam pjesë e këtij populli të shumëvuajtur. Të mirat dhe të kçiat i ndajmë së
bashku. Më prekin shumë gjëra në shpirt, qoftë të mira dhe të kçia që na ndodhin. Mundohem
gjithmonë që t’i prekë temat të ndryshme nga përditshmëria e jonë, duke i shëndrruar ato në
vargje dhe tinguj, por pa egzagjerime, fryrje të mëdha. Vetëm duke e parë realitetin, duke
gjykuar paanshëm dhe guximshëm, sepse poetët dhe artistët dihet se janë,jo vetëm argëtimi, por
ngajher edhe tërmeti ynë!
Stuhia e keqe i merr njerëzit e gabuar, njëkohësisht në këtë kohë po i shohim se njerëzit e
këq i bëjnë kulturë të gabuar. Sipas jush, a mendoni se kultura është në një kaos apo në
stinë të keqe, e cila është futur një çorr sokak, apo?
-Fatkeqsisht kjo është shumë evidente. Në dikasteret e kulturës pak shohim njerëz adekuat,
profesionist.Aty emërohen njerëz partiak, pa patur fare njohuri për kulturën. Bile në disa
Komuna është për të ardhur keq, sepse i kan hequr drejtoritë e kulturës. Njerëz të menqur kan
thënë: “Ndaq me zhdukë një popull, ska nevoj t’a vrasësh, vetëm zhdukjani kulturën”?! Politika
ka futë hundët thellë në çdo pore të jetës, prandaj jemi viktimë e saj. Uroj të mbushemi mend dhe
të shohim pa syze dioptrike?! Tashmë jemi dëshmitar se me kulturë dhe sport po pushtojmë
botën, atëherë s’duhet lejuar këto marifete jo të mira në kulturën e një populli me traditë shumë
të lashtë.
Aështë me keq se kur ishte keq (kohën e paraluftës, apo tash), dhe kur sipas jush, a do të
jemi në gjendje të shohim më qartë rrjedhën e gjërave për të mirë, flas në aspektin
kulturor-muzikor?
-Nuk është katastrofë, por edhe s’mund të themi se shumë mirë është. Nëse kujtojmë të kaluarën
me gjithë at shtypje, censurë, si arritëm të ishim aq produktiv dhe cilësor me ato pak mjete që
kishim, kurse sot pa kurfar censure kemi rënë nga niveli artistik, ku vlerat mund t’i numërojmë
në gishta?! Padyshim fajtorë jemi edhe ne vet, sepse pak i servojmë publikut vlera të mirëfillta,
duke mos investuar në ato sa duhet.Kur një këngëtar paraqitet 100 herë para publikut me të
njejtën këngë, sado e mirë ajo këngë, kuptohët që edhe publiku krijon monotoni. Krijues kemi
mjaft, por pak investojmë aty ku duhet.Ata/o që kan, investojnë, por jo që nuk na shijojnë, por
vetëm baltosin këngën tonë me lloj, lloj krrokamash, melizmash orientale arabo-turko-sllave etj.
Kështu që tash për tash vështirë të shohim rrjedha të qiltëra!

5

Ndodhemi në një krizë të krijimtarisë kulturore që ka prekur sidomos etnosin shqiptar. A
ka ndonji mënyrë tjetër për ti evituar bastarduesit e muzikës e tallava, këngëtarët e
parashutistët të tjerë të kësaj lëmie. Si do të mund ti eleminonim ata çfarë mendoni?
-Mendoj se vetëm me vlera të mirëfillta, me më shumë investime dhe me një kriter paksa më të
prerë, sidomos në mediat tona, që shikojnë vetëm përfitimet e tyre materiale, pa qarë kokën sa
vlerë kan ato. Kështu e dëmtojnë folkun, respektivisht muzikën popullore, e cila ështe shumë e
bujshme. Kultura e jonë është brilante, por sot është atakuar nga disa njerëz diletant dhe të
pandërgjegjshëm, të cilët shpesh bëjnë edhe racizëm kulturorë, me vetëdije, apo pa te, duke
sharruar thellë në moqalin e marrëzisë kulturore!
Cilië shtë ndikimi i mediave digjitale për kulturën shqiptare. Është positive, apo?
-Për fat të keq ato vetëm s’apo e dëmtojnë kulturën. Sidomos portalet, sepse më shumë merren
me veshjen, zhveshjen e këtij, apo atij këngëtari, se sa me vlerat që ai/ajo ka servuar publikut.
Fokusi i tyre, nuk janë vlerat, por vetëm klikimet?!
Çfarë na nevojitet për të qenë i lumtur? Çfarë akordi magjik i duhet adhuruesve të
muzikës shqiptare?
-Të gjurmoimë në burim. Vetëm aty e shuajmë etjën. Populli thotë: ‘’Mos pështyj në bunarin që
ke pirë ujë me dekada e shekuj ’dhe mos lakmo të huajën”. E huaja s’bëhet kurr e jona. Pushimin
shpirtëror dhe akordin magjik e gjejmë vetëm në thesarin tonë, i cili është i pafund për jetë e
mot!
Cilën këngë e keni ma me për zemër dhe pse e keni atë këngë?
-Nuk ka këngë të keqe, por varet ne sa i japim shpirt asaj. Të bësh dallime mes këngëve tua, më
duket sikur të bëj dallime ndaj fëmijëve që t’falë Zoti.
Cilët janë këngëtarët e preferuar, shqiptar?
-Ka shumë, por nga etnosi ynë janë të pavdekshmit: Sali & Feriz Krasniqi, Bajrush Doda,
Avgustin Ukaj, T’bijtë e Sefë Mleqanit, Tahiri & Hashimi etj. Nga muzika popullore: Nexhmije
Pagarusha, Shyqri Alushi, Ismet Peja, Vaçe Zela etj. etj..!
Cilat janë angazhimet aktual edhe planet tuaja më të afërta?
-Si përherë me punë, krijime, kompozime, inçizime, xhirime. Krijimtaria s’është e lehtë dhe
kërkon disponim dhe shumë angazhim. Shpeshëherë edhe me pagjumësi. Unë, nuk punoj vetëm
pë vete, por edhe për të tjerët. Me dëshirën që një të ardhme, që gjithë këtë volum krijues t’a
botoj në disa libra, sipas zhanreve të këngëve!
Dhepërnë fund, çfarë mesazhi na jepni për adhuresit tuaj të muzikës?

6

-T’mos shkëputemi kurr nga melosi ynë, sepse aty është thesarë i knaqësisë sonë shpirtërore.
Gjurmoni në te, jetoni me te, sepse nuk është vetëm argëtim, por edhe frymëmarrje e jonë në çdo
sekond të jetës ngado që shkojmë. Sa më larg antivlerave, apo vlerave të dyshimta, të cilat vetëm
sa na dëmtojnë dhe helmojnë brezat tonë në ardhje. Faleminderit për intervistën. Suksese në
vazhdimësi dhe respekte Juve si gazetë dhe lexuesva t’uaj besnik.!