Nga 1 Janari qytetarët e Kosovës do të lëvizin lirshëm drejt shteteve të Bashkimit Evropian. Tani më vetëm ka filluar interesimi i qytetarëve për tu larguar nga Kosova, ku sipas agjencioneve turistike, rezervimet janë bërë edhe për muajin mars.
Një janari po afrohet. E qytetarët tashmë kanë blerë biletat për të udhëtuar pa viza jashtë vendit.
Interesimi është i madh për të vizituar vendet në Evropë, por jo vetëm kaq.
“Po kismet e kom rezervu dhe do të shkojë me 1 Janar për Dortmund”, thotë qytetari Lulzim Hasani
Gentrit Popova, thotë se nëse do të gjente punë do të qëndronte.
“Po nëse do gjej ndonjë punë atje besoj që edhe do isha ndal por nëse jo më mirë se në vendlindje nuk është kerkun”, thotë ai.
Por ndryshe mendojnë të moshuarit, të cilët nuk dëshirojnë të largohen nga Kosova.
“Jetoj që 17 vite në Gjermani dhe e kam një lutje për qytetarët e Kosovës mos ja mësyni ati vendi se ska kurgjo interesant atje. Atje është jeta vec punë punë edhe në fund ske kurgjo” “Unë spo shoh kurgjo mirë këtu por sidoqoftë ne vend tonin duhet me nejt”, shprehet Nexhmedin Kamberi
Agjencionet turistike e konfirmojnë që ka interesim të madh të qytetarëve, madje janë rezervuar biletat edhe për muajin mars.
E Ruzhdi Kurtishaj thotë se vetëm për në Zvicër deri më tani janë mbi 500 qytetarë që kanë bërë rezervime të biletave.
Ai u shpreh se jeta në Kosovë është më e mirë se në vende të tjera dhe sipas tij këtë do ta kuptojnë vet qytetarët.
Punën më kryesore tani nga 1 janari padyshim që e kanë agjencionet turistike, ku për televizionin treguan se çmimet e biletave janë të njëjta dhe nuk do të ndryshojnë.
Insitucionet shtetërore kohë më parë kanë lansuar edhe fushatën vetëdijesuese me rregullat për zonën shengen.