INTERESIM I MADH PËR T’U BËRË “SPIUN” I SHTETIT, SOT ISHTE AFATI I FUNDIT PËR APLIKIM

Sot ishte afati i fundit për të aplikuar në konkursin për ‘’spiun’’ në Agjencionin Kosovar të Intelegjencës.

Interesimi ishte shumë i madh për këtë konkurs.

Siç shihet edhe në këto pamje rradhët para objektit të AKI’së ishin shumë të mëdha.


Konkursi ishte shpallur për këto fusha:

-Intelegjencë

-Përkthim shqip-anglisht dhe anasjelltas

-Financa

-Kibernetikë

-Siguri fizike

-Shërbime administrative

-Mirëmbajtje

Procesi i brendshëm i përzgjedhjes është i klasifikuar dhe përbëhet nga disa faza të selektimit dhe testimit, shkruan Express, transmeton KLINA INFO.

Përzgjedhja e kandidatëve për pozitat përkatëse do të bëhet varësisht prej kualifikimeve, bazuar në kriteret dhe kushtet e përgjithshme të përshkruara në konkurs si dhe kriteret dhe kualifikimet tjera specifike të brendshme.

Kandidatët mund të aplikojnë në më së shumti dy fusha, kurse AKI do të bëjë selektimin për vazhdim të procedurave konkurruese në njërën fushë/pozitë, në bazë të vlerësimit të profilit dhe përshtatshmërisë së kandidatit me kërkesat për pozitën përkatëse.