Dy gola për dymbëdhjetë minuta kanë vendosur Interin në një avantazh të paparashikuar ndaj Milanit në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions League.
href='https://www.facebook.com/profile.php?id=61568261806507&mibextid=ZbWKwL'>
“Bardhezinjtë” e kanë nisur furishëm ndeshjen, ku Dzeko e ka gjetur golin qysh në minutën e tetë përmes një gjuajtje volej pasi paraprakisht ka pranuar topin nga nga Calhanoglu.
Pas vetëm katër minutave Inter ka ardhur edhe tek goli i dytë, kur Mkhitaryan është treguar i saktë nga afërsia.
Me epërsi prej dy golave është mbyllur edhe pjesa e parë.