Instituti Hidrometeorologjik i Kosovë ka paralajmëruar reshje të shumta të shiut gjatë fundjavës
“Sidomos me datë 04 dhe 05 tetor 2024, rajoni dhe jo vetëm do të përfshihen nga reshjet të shumta të shiut, si pasojë edhe përmbytje të mundshme nëpër disa vende”, thuhet në njoftim.
“Parashikohet që pjesa perëndimorë e Kosovës, sidomos zona malore (Alpet Shqiptare), të kenë më shumë reshje 100-150 mm brenda 5 ditëve, ndërsa pjesa e Rrafshit të Dukagjinit 50-70 mm, të cilat duke pasur parasysh situatën e deri tanishme hidrometeorologjike e karakterizuar me thatësi të tejëzgjatur, ku lumenjtë aktualisht janë nën vlerat e tyre mesatare, nuk parashikohet që të ketë përmbytje lumore”.