TikToku ka pasur një avantazh të qartë ndaj Instagram Reels në faktin se çdokush mund të shkarkojë një video në TikTok dhe ta postojnë në mediat e tjera sociale, diçka që ka ndihmuar të tërheqë përdorues të rinj.
Tashmë Instagrami më në fund ka shtuar opsionin për të shkarkuar videot, sipas një postimi të shefit Adam Mosseri.
Funksionaliteti aktualisht është i disponueshëm vetëm për përdoruesit në SHBA në platformat mobile dhe vetëm për llogaritë publike dhe jo ato private.
Gjithashtu përdoruesit e llogarive publike mund të mos lejojnë shkarkimin e Reels. Për të përdorur funksionin duhet të klikoni ikonën “Share” për një Reel të caktuar dhe të përzgjidhni opsionin “Download”.
Një imazh i postuar nga Mosseri tregon se Reels e shkarkuara do të kenë logon e Instagramit dhe emrin e llogarisë njëlloj siç TikToku.
YouTube gjithashtu filloi së fundi të shtonte logon në videot me metrazh të shkurtër “Shorts”.