Në orët e mbrëmjes inspektorët e Agjencisë së Veterinës dhe Ushqimit, kanë inspektuar zbatimin e masave kundër pandemisë Covid-19 në disa lokale dhe markete në qytetin e Klinës, raporton nga vendi i ngjarjes
Klina.info.
Derisa disa nga lokalet e kontrolluara nuk i kanë respektuar vendimet e marrura nga Qeveria e Kosovës dhe ndaj tyre janë marr veprime konform ligjit.
Aksioni ka vazhduar edhe pas orës 20:00 për të mbikëqyrjen e mbylljes së lokaleve sipas vendimin të Ministrisë së Shëndetësisë, shkruan Klina.info.
Klina.info merr vesh se katër lokale janë dënuar sipas dispozitave ligjore per mosrespektim të masave anticovid.
Gjatë aksionit nuk ka pasur probleme, ndërsa inspektorët kanë qenë të shoqëruar nga zyrtarë policor.//Klina.info