Inspektorati largon nga tregu këtë produkt, lajmërojeni nëse e shihni në dyqane

Inspektorati i Tregut në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka njoftuar se ka larguar nga tregu një ndërprerës për instalime elektrike Easypact CVS i brendit Schneider.

Kjo pasi sipas tyre ky produkt nuk është i sigurt për përdorim.

Nga ky Inspektorat u kanë bërë thirrje qytetarëve që të njoftojnë në rast se hasin në këtë produkt në dyqane.

“Përshkrimi i rrezikut: Easy Pact CVS potencialisht të prekur mund të përmbajnë një komponent të papërshtatshëm që mund të bëjë, në kushte të caktuara, automati të mos funksionojë siç është synuar (në prodhimin e tij). Nëse ndodh diçka e tillë, mund të ekzistojë rreziku për lëndim personal të përdoruesit dhe/ose dëmtim të pronës”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

NJOFTIM PËR PRODUKT TË PASIGURT

Njoftohen qytetarët dhe bizneset se Inspektorati i Tregut i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë është duke punuar për largimin nga tregu të produktit automate (ndërprerës) për instalime elektrike Easypact CVS i brendit Schneider.

Me këtë rast u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve nëse hasin në produktin e lartcekur ta njoftojnë Inspektoratin e Tregut, ose produktin në fjalë ta kthejnë tek shitësi ku e kanë blerë, pasi që ky produkt rezulton se nuk është i sigurt.

U ndalohet të gjithë operatorëve ekonomikë që këtë produkt ta vendosin në shitje. Nëse ata posedojnë produkte të tilla ta njoftojnë Departamentin për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe në procedurë të rregullt ta largojnë nga tregu.

Të dhënat më të detajuara për produktin:

Lloji i produktit: Automate

Marka tregtare: Schneider Industry SAS

Emërtimit i produktit: Easypact CVS

IAN kodi: PRB-233066

Vendi i origjinës: Kinë, Francë

Përshkrimi i rrezikut: Easy Pact CVS potencialisht të prekur mund të përmbajnë një komponent të papërshtatshëm që mund të bëjë, në kushte të caktuara, automati të mos funksionojë siç është synuar (në prodhimin e tij). Nëse ndodh diçka e tillë, mund të ekzistojë rreziku për lëndim personal të përdoruesit dhe/ose dëmtim të pronës.