Pas votimit të Qeverisë Hoti, presidenti i vendit Hashim Thaçi mbajti sot një konferencë për media.
Por teksa Thaçi po fliste para gazetarëve, një qytetar në sheshin ‘Nëna Terezë’ iu drejtua si ‘O hajn, o hajn’. Me të dëgjuar këtë, truprojat e Thaçit u aktivizuan dhe dhunshëm arrestuan të riun i cili po i referohej Thaçit në këtë mënyrë.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se Inspektorati i Policisë së Kosovës tashmë ka filluar hetimet ndaj pjesëtarëve të Mbrojtjes së Afërt të presidentit Thaçi.
Me të publikuar lajmi në Indeksonline, ku pamjet ishin realizuar nga afër dhe shihej gjithçka shumë qartë, Inspektorati tashmë edhe ka filluar punën hetimore lidhur me gjithë këtë incident.
Lidhur me situatën e krijuar sot u deklarua edhe presidenti Thaçi i cili madje e cilësoi ndërhyrjen e truprojave si shumë profesionale. Thaçi shkoi edhe më larg duke thënë se Kurti do të duhej të ishte vetë në këtë moment, e të mos e dërgonte aktivistin.
Thaçi poashtu tha se s’do të lejojnë provokime dhe se për këtë do t’ua tregojnë vendin./