Iniciativa e dhurimit të gjakut në Kishën e Klinës përmbyllet me sukses!

Një nismë humanitare e dhurimit të gjakut u realizua sot me sukses në Kishën e Klinës, ku një numër i konsiderueshëm vullnetarësh dhuruan gjak për të shpëtuar jetë.

Pjesëmarrësit shprehën lumturinë dhe kënaqësinë e tyre për këtë akt bamirësie, duke e cilësuar si një përvojë të veçantë dhe emocionale.

Një nga operatorët e pranishëm theksoi rëndësinë e këtij gjesti fisnik, duke u shprehur: “Me këtë gjak keni shpëtuar shumë bebe dhe fëmijë të vegjël!” – një mesazh që e bën edhe më të fortë ndjenjën e solidaritetit dhe humanizmit.

Organizatorët falënderuan nga zemra të gjithë dhuruesit dhe theksuan gatishmërinë për të bashkëpunuar edhe në të ardhmen për nisma të ngjashme, gjithmonë në shërbim të së mirës së përbashkët.

Një nga dhuruesit e pranishëm ndau edhe përvojën e tij personale: “Edhe unë jam dhurues i gjakut, për aq sa më lejon shëndeti, dhe nuk ka ndjenjë më të fortë sesa të dish që ke ndihmuar për të shpëtuar jetë!”

Kjo iniciativë tregon edhe një herë fuqinë e solidaritetit dhe rëndësinë e dhurimit të gjakut për ata që kanë më shumë nevojë!