Infektologu kosovar, Valbon Krasniqi, përmes një postimi të bërë në Facebook, ka thënë se nga nesër nis faza e dytë e zbutjes së madave anti-COVID, kjo vjen si rezultat i bashkëpunimit me qytetarët që kanë treguar disiplinë.
Ai ka thënë se pavaresisht kësaj, duhen ende të mbrohemi.
Ky është postimi i tij:
Nuk ka vend për dëshprim e as për zhgënjim.
Qytetarë të nderuar,
Nga nesër fillon faza e dytë e zbutjes së masave anti-COVID. Kjo është rezultat i punës sonë të përbashkët, e para se gjithash qytetarëve me disiplinën e treguar.
Pavarësisht rritjes së numrit të rasteve ditëve të fundit, s’ka vend për dëshprim e zhgënjim.
Asnjë pandemi nuk përfundon në mënyrë të përnjëhershme. Situata është e menaxhueshne. Jemi në rrugë të drejtë.
Mbani maskat, dezinfektoni duart rregullisht, vazhdoni të mbani distancën fizike, dhe suksesi është i garantuar.