Ditëve të fundit në Kosovë është rritur numri i rasteve të reja me koronavirus.
Vetëm në 24 orët e fundit në vend janë konfirmuar 137 raste të infeksionit, shkruan Gazeta Sinjali.
Më këtë rast, infektologu Izet Sadiku tha se Kosova duhet të analizojë forcimin e masave me qëllim të parandalimit të rritjes së rasteve, të cilat sipas tij mund të jenë të papërballueshme për sistemin spitalor.
“Numri i rasteve në Prishtinë është shumë i lartë, diku 40-50% e rasteve të reja, e cila është e kuptueshme duke ditur aktivitetet në Prishtinë, por duhet edhe mobilizim më i madh, sidomos i pushtetit lokal sepse nuk ka asnjë aktivitet më të rëndësishëm në ketë fazë sesa parandalimi dhe luftimi i COVID-19”, shkroi Sadiku në profilin e tij në Facebook.
Tutje, ai përmendi disa hapa që duhet të ndërmarrin institucionet për të parandaluar një valë të re të infeksionit. Disa prej tyre janë: Rritja e kapaciteteve testuese, punësimi i mbi 600 punëtorëve shëndetësorë, rritja e pajisjeve dhe kapaciteteve spitalore, rritja e numrit të inspektorëve etj. /