Infektologu kosovar: Situata me COVID-19 në Kosovë është shqetësuese

Ditët e fundit në Kosovë janë rritur numrat e infektimeve dhe të viktimave nga pandemia e COVID-19,

Infektologu Hamdi Ramandani thotë se në Kosovë treguesit e pandemisë janë përkeqësuar dhe kjo sipas tij reflektohet tek rastet e infektimeve dhe viktimave.

“Situata në Kosovë është mjaft shqetësuese. Çdo ditë kemi rritje të numrit të infektuarve dhe një rritjet të rasteve që po përfundojnë me vdekshmëri”, tha infektologu Hamdi Ramadani.

Ai shton se rastet kanë ardhur në rritje pasi as qytetarët nuk po i respektojnë masat anti-Covid.

“Ky trend i rritjes së rasteve është një e vërtetë e hidhur dhe një situatë shqetësuese. Masat në popullatë nuk po respektohen, masat thelbësore anti-Covid”, shtoi ai për Euronews Albania.

Mjeku thekson se me vaksinimin e popullatës do të vihet nën kontroll pandemia, pavarësisht se Kosova deri tani nuk ka siguruar asnjë dozë të tillë.

“Kemi pasur shpresa që do furnizohemi në shkurt me vaksina, por ne shpresojmë se dy javët e para të marsit shpresojmë të vijnë vaksinat anti-Covid. E vetmja mënyrë për të ndaluar këtë trend është vaksinimi i popullatës”, thotë ai.