Infektologu Valbon Krasniqi foli rreth dy rasteve të reja të pacientëve të prekur me coronavirus në Kosovë.
Krasniqi në “Click” të Rtv21 u shpreh se njëri nga personat e prekur ka shkuar dje në Klinikën e Sëmundjeve Ngjitëse-Infektive, ndërsa tjetri sot.
Infektologu tregoi se pacientja 53 vjeçare nga Suhareka nuk ka histori të udhëtimit, por që babai i saj ka qenë për vizitë nga Zvicra në Kosovë, i cili është kthyer para disa ditësh në Zvicër, i cili ka rezultuar i prekur me coronavirus.
Ndërsa, për 43 vjeçarin e prekur me coronavirus nga Gjakova, Krasniqi tha që mund të ketë pasur kontakt me të prekurit e tjerë, që janë konfirmuar nga komuna e Gjakovës.