Infektologu Sali Ahmeti ka thënë që me fillimin e masave kufizuese të reja kanë sjellë një rritje të rasteve me Covid-19 mirëpo nëse qytetarët janë më të durueshëm dhe tu përmbahen rekomandimeve.
Ahmeti në Edicionin Special theksoi se jemi në fazën përfundimtare sa i përket virusit dhe se i lutë qytetarët për durim.
“Masat e reja kufizuese kanë sjellë një rritje të frikshme të rasteve por nëse kujdesi është më i shtuar dhe qytetarët të jenë më të durueshëm do ta kalojmë edhe këtë fazë përfundimtare”.
“Qytetarët kanë treguar një edukatë të mirë me rastet po i lus që të jenë edhe më të durueshëm dhe t’i përmbahen rekomandimeve të dhëna”.
Ahmeti mes tjerash tha se virusi ende mbetet enigmatik por mendon se jemi në fazën përfundimtare.
“Virusi ende mbetet enigmatik jo vetëm për neve por edhe në nivel global, por nëse e shohim gjendjen mendoj se jemi në përfundim dhe nuk mendoj se do të kemi ndonjë tjetër valë ose shpërthim rastesh” deklaroi Ahmeti.
Ahmeti po ashtu ka kërkuar nga qytetarët që të jenë më të kujdesshëm dhe të mos dalin pa nevojë.
“Duket se është një lëvizje më e tepërt sesa që kemi pritë mirëpo mendoj se kjo është për shkak se qytetarët për një kohë të gjatë kanë qenë në izolim por kjo nuk do të thotë që të dalin pa nevojë – uroj që të bëjnë lëvizje më të rralla”